Ramadani: Fitorja e Ramushit dhe Aleancës është lehtësim për të tjerët

19 gusht 2019 | 12:14

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka thënë se fitorja e kësaj partie dhe e Ramushit është lehtësim për të tjerët.

Sipas tij, me Aleancën fiton qëndrueshmëria dhe koncepti 100 për qind shtet.

Ramadani ka vlerësuar se kur temat e mëdha përballohen me vendosmëri, institucionet dhe shoqëria e ka më të mundshme fokusimin në zhvillim.

“Fitorja e Ramushit dhe Aleancës është lehtësim për të tjerët. Sepse, fiton qëndrueshmëria dhe koncepti 100 % shtet. Në temat e mëdha shtetërore nuk do të ketë asnjë lloj zbehje a lëkundje, ndërsa fokusi do të jetë në modernizimin e institucioneve dhe zhvillimin e brendshëm. Kur temat e mëdha përballohen me vendosmëri, institucionet dhe shoqëria e ka më të mundshme fokusimin në zhvillim. 100% Shtet”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj ka ofruar mbështetje…