Ramadani: Kemi marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur nga virusi i Nilit

16 gusht 2018 | 11:24

Të martën është identifikuar rasti i tretë me virusin e Nilit në Kosovë, ndërsa ditë më parë një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në “RTK”, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), ka bërë me dije se është identifikuar edhe një rast me praninë e virusit të Nilit, i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive.

Sipas tij, infeksioni i virusit të Nilit perëndimor, të njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Ramadani ka thënë se nga pickimi i mushkonjave merret virusi i Nilit perëndimor, i cila sipas tij jo tek të gjithë pacientët shkakton vdekjen.

Më tutje, ai ka thënë IKShP-ja ka marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur nga virusi i Nilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Nuk do të zgjatem shumë. Po hyj drejt…