Ramadani: Llapi, kundërshtar i fortë, por derbin e fitojmë ne

20 shkurt 2019 | 10:53

Feronikeli është lider në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, kurse ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Llapit në Drenas.

Trajneri i “Niklit”, Zekrija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen ndaj Llapit, por pret që pikët e plota t’i takojnë skuadrës së tij.

“Llapi në çdo ndeshje kontrolluese dhe në ndeshjen e parë kundër KEK-ut ka shënuar nga tre ose më shumë gola. Kjo na bënë që të jemi shumë të kujdesshëm, pasi bëhet fjalë për një ekip mjaft cilësor dhe që shënon shumë gola. Unë si trajner patjetër se pres një lojë të mirë nga futbollistët e mi dhe fitore, por do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë Ramadani për “Olle”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu për…