Presidenti Thaçi: Për marrëveshjen me Serbinë garanci e kemi ShBA-në

20 shkurt 2019 | 10:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë është i pashmangshëm.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshje, Kosova ka garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë me Serbinë që mund të arrihet vetëm përmes dialogut që ka mbështetje të ShBA-së dhe BE-së. Ka ardhur koha që armiqësia të lihet pas. Nëse sivjet nuk arrihet marrëveshja do të hyjmë në zonë të rrezikshme që mund ta destabilizojnë gjithë rajonin”, ka thënë Thaçi në konferencën e organizuar nga Instituti Ridea me temë” “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka thënë se presin bisedime jo të lehta në Bruksel. “Këto ditë në letrat e Trump dhe Pompeo kemi marrë garanci më të qarta se marrëveshja me Serbinë nënkupton njohjen reciproke. Nuk mund të kemi garanci më të madhe se fjalët dhe zotimi i administratës së ShBA-së për këtë. Njohja e Kosovës nga Serbia është pas asnjë diskutim. Dhe kusht do të ishte konkludimi më i drejtë, por në politikë e drejta rrallë ngadhënjim. Na presim bisedime jo të lehta në Bruksel”, ka thënë Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad shpreson se dialogu…