Ramadani, Mustafës: Sikurse t’i thoshe këto shtatë të vërteta

12 janar 2019 | 12:50

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, i është përgjigjur kritikave të liderit të LDK-së, i cili kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj për numrin e madh të këshilltarëve.

Ramadani ia ka përmendur Mustafës shtatë të vërteta që ka bërë Qeveria Haradinaj.

“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri

– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,

– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,

– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve

– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve

– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman

– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për kryeministrin Haradinaj.  Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë: Pra, kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…