Ramadani: Ndryshimi në Kosovë është i domosdoshëm
29 prill 2026
| 13:36
Njohësi i rrethanave politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimin e fundit në Kosovë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare.
Ai ka thënë se shteti ynë duhet të jetë funksional dhe stabil.
Në këtë kontekst, Ramadani, ka thënë se ndryshimi i Kosovës është i domosdoshëm.
“Koha është tash. Shteti ynë duhet të jetë funksional dhe stabil. Aktivizimi i secilës e secilit do të sjellë ndryshim. Jo vetëm në emra e mbiemra, por në kulturën politike. Ky ndryshim është i domosdoshëm. Nuk bëhet fjalë për individë më, por për shtetin tonë të përbashkët!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



