Ramadani: Nëse i doni të afërmit respektojini masat

31 korrik 2020 | 12:42

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, edhe njëherë iu ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të zbatojnë masat e vendosura nga IKSHP dhe Qeveria e Kosovës.

Pas vizitës së kryeministrit në  këtë institut, Ramadani ka thënë se masat janë të  lehta për tu zbatuar, por se efekti i tyre është i madh në luftimin e pandemisë.

“Të gjitha duhet të zbatohen nga çdokush prej nesh, në çdo cep të Kosovës nga çdo  qytetar. Sepse janë masa aq të thjeshta dhe aq të lehta për tu zbatuar të cilat janë bartja  e masës, mbajtja e distancë dhe higjiena personale. Zbatimi i kë tyre masave shpëtojnë jetë. Pra nëse i duam të afërmit, familjet dhe qytetarët e këtij vendi, atëherë nga mbetet që çdo individ i këtij vendi duhet ti përmbahen këtyre masave, sepse janë aktualisht e vetmja masë që mbron jetë dhe ul lakoren epidemiologjike, qetëson situatën, shkarkon shërbimet spitalore dhe mbron jetën e njerëzve“, ka deklaruar Ramadani.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë  së  Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott iu…