Ramadani: Nuk na intereson loja e mirë, por kalimi i raundit

07 korrik 2022 | 13:08

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka folur dje për sfidën ndaj Liepajas, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ramadani është shprehur optimist, derisa shtoi se nuk iu intereson loja e mirë, por kalimi i raundit.

“Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv. Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne”, është shprehur Ramadani për faqen zyrtare të klubit.

“Nuk na intereson loja e mirë, por na intereson kalimi i raundit. Objektivi është kalimi tutje”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Sali Berisha e…