Ramadani transferohet te Aberdeeni

08 qershor 2022 | 16:25

Tashmë zyrtarisht Ylber Ramadani është një lojtarë i Aberdeen, teksa ditën e sotme ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Mesfushori i kombëtares shqiptare do t’iu bashkohet kështu bashkëlojtarëve dhe të vihet nën urdhrat e Jim Goodwin.

26-vjeçari kaloi nga MTK Budapest te Aberdeen për një pagë të pazbuluar, ndërsa trajneri Goodwin është optimist për këtë transferim, duke u shprehur se Ramadani do të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

“Ylber është një lojtar energjik, punëtor dhe shumë i shkathët. Ai ka inteligjencën e lojës për të qenë në gjendje të luajë disa pozicione në mesfushë, qoftë si një mesfushor mbajtës ose si një mesfushor më i avancuar”, ka theksuar Goodwin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se…