Abazoviqi e konfirmon se më 29 qershor viziton Serbinë

08 qershor 2022 | 16:24

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se gjatë këtij muaji do ta vizitojë Serbinë.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ai ka thënë se me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka rënë dakord që të dyja shtetet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim.

“Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet e tyre. Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe unë ramë dakord që të dyja shtetet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim. Jam shumë i kënaqur që më 29 qershor do ta vizitoj Serbinë”, ka shkruar kryeministri malazez, i cili sot ishte pjesë e Samiti “Ballkani i Hapur” në Ohër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perëndimi duhet të heqë sanksionet e vendosura ndaj Moskës nëse…