RAMIZ CERNICA DEPUTETI HISTORIK I POPULLIT SHQIPTAR

26 nëntor 2022 | 20:06

Ismet Sylejmani

E nderuara familje e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica,
Të dashura familje të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit,
I nderuar Kryetar i Gjilanit z, Alban Hyseni,
I nderuar Kryesues i Kuvendit z. Arianit Sadiku,
I dashur Udhëheqës i popullit shqiptar Ali Ahmeti,
Të nderuar shokë e bashkëvprimtar nga të gjitha anët,
Të nderuar deputet të Parlamentit të Kosovës,
I nderuar Zëvendësministër i Mbrojtjes të Kosovës, z. Shemsi Syla,
I nderuar Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, z. Nazim Bushi,
I nderuar Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia” z. Ragip Shala,
Të dashur fshatarë të Cernicës,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotrinj!

Sot po shenojmë një ngjarje me rëndësi të madhe historike!

Në Gjilan këtu përpara ndërtesës të Komunës, po vendosim gurthemelin e shtatores së Deputetit të popullit shqiptar në Kuvendin e Prizrenit, Tribunit legjendar të Kombit tonë, Ramiz Cernica!

Për të nderuar këtë gjigand për qëndrimin e Tij madhor e me dinjitet të lartë kombëtar dhe me guxim epik të pashembullt, sot jemi tubuar i madh e i vogël, dhe nga të gjitha anët e Atdheut të Skenderbeut kemi ardhur këtu!
Kanë ardhur shqiptar nga Amerika e atdhetar të devotshëm!

O Ramiz Cernica!
O deputeti historik i kombit tonë!

Ti qe je bërë pjesë e dheut dhe qiellit të Atdheut, sot pas 77 viteve, të qëndrimit Tënd të pashembullt në parlamentin e pas Luftës së Dytë Botërore të Kosovës në Prizren, po vendoset gurthemeli për shtatoren Tënde gjigante, dhe biri i madh dhe i shquar i kombit tonë, një pasardhës besnik i heroizmit masiv të Atdheut të shqiponjave, në mesin tonë është themeluesi i tri ushtrive çlirimtare, është Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Kanë ardhur këtu për të nderuar Tribunin e Kombit Ramiz Cernica, ata të cilët janë të shumtë dhe janë emra të njohur e figura të shquara, kontributi i të cilëve është kolosal!

Janë të shumta zemrat e mëdha shqiptare dhe mendjet e ndritura të kombit, të cilat te Heroi i Kuvendit të Kosoves në Prizren, e kanë pasur simbolin e famshëm, i cili kishte pasur aq shumë guxim të tillë njerëzor, sa në mes të Parlamentit, ju kishte thënë pushtuesve serb dhe tradhëtarëve shqiptar, se e keni gabim dhe do të vijë koha e do të dilni të mundur e të humbur, se Kosova kurr nuk do të mbetet nën Serbi, por do të luftohet e do të derdhet gjak dhe Kosova do të jetë e lirë dhe dhe do të jetë me Shqipërinë!

Ushtria Çlrimtare e Kosovës, gjaku i derdhur për liri e çlirim i Heronjeve dhe Dëshmorëve të Kombit, veteranët dhe atdhetarët e ndryshëm, ndihma e madhe e Nënës Shqipëri, ndihma e madhe e NATO-s dhe veçanërisht e Shteteve të Bashkuar te Amerikes, kanë bërë realitet qëndrimin titanik të deputetit legjendar të popullit shqiptar, i cili para 924 muajve apo përpara 28,105 ditëve, paralajmëronte se Kosova nuk është e Serbisë, por eshtë e Nanës se sajë e Shqipërisë!

Pas 54 viteve të qëndrimit të Tij heroik, më 12 Qershor 1999, Serbia pushtuese kapitulloi, dhe u largua nga Kosova!
U bë realitet qendrimi i tij!
Ja sa i madh e i pashembullt ishte gjeniu largpamës Ramiz Cernica!

Sot pas pak, do të vendosim gurthemelin, dhe nga sot do të fillojmë të numrojmë ditët dhe netët, javët dhe muajtë dhe më në fund do ta kemi edhe shtatin e derdhur në bronz të Simbolit të bashkimit me Shqipërinë, Tribunin e Kombit Ramiz Cernica!

Lavdi e përjetshme Deputetit legjendar të popullit shqiptar Ramiz Cernica!

Gjilan, 25 Nëntor 2022!

P.S: Fjalimi im në ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit për shtatoren e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit,…