Ramiz Lladrovci i ka dy fjalë për trajnerin e ri të Feronikelit

07 gusht 2019 | 16:02

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përgëzuar Dejan Vukiçeviqin për emërimin si trajner i ri i KF Feronikeli. Ndryshe nga disa tifozë që e kanë kritikuar emërimin e Vukiçeviqit në krye të shtabit teknik të Feronikelit, Lladrovci ka rikujtuar se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Fotografia e Ramiz Lladrovci

“Mali i Zi, është krah vendit tonë, duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe përkrahëse e integrimeve në organizatat ndërkombëtare të vendit tonë”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në “Facebook”.

Sot, Ferronikeli bëhet me trajner të ri. Përgëzime për trajnerin Dejan Vukiçeviq, i cili ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Sporti i ka afruar njerëzit, popujt, shtetet dhe kombet, nuk i ndan. E falënderoj ish trajnerin Zekirija Ramadanin, për krejt çfarë ka bërë që Ferronikeli të arrij deri këtu. Mali i Zi, është krah vendit tonë, duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe përkrahëse e integrimeve në organizatat ndërkombëtare të vendit tonë. Suksese Ferronikeli, urime Trajner, urime drejtor Naser Rama, urime tifozë e futbolldashës! Pas promovimit të trajnerit të ri, vendosja e luleve pranë varrit të Fadil Vokrrit, është nderim për futbollistin dhe futbolldashësit në kohërat e vështira dhe të arriturat e futbollit të Republikës së Kosovës.

Fotografia e Ramiz Lladrovci

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar i Baselit, Albian Ajeti është afër transferimit në…