Ramiz Lladrovci vizitë zyrtare në Slloveni, më pas viziton edhe Ambasadën e Kosovës

19 dhjetor 2019 | 10:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Kryetari Lladrovci sot ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë, ku është pritur nga Ambasadori Avni Kastrati dhe diplomatët e tjerë të Ambasadës.

Në këtë takim është biseduar për punën dhe rezultatet e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, për të arriturat dhe projektet e ardhshme zhvillimore në Komunën e Drenasit si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Ndërsa, Kryetari Lladrovci ka falënderuar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi me Slloveninë është i mirëpritur për Komunën dhe qytetarët e Drenasit.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kryetari Lladrovci po zhvillon takime në institucione dhe biznese të ndryshme sllovene, në mënyrë që të krijojë lidhje për bashkëpunime në të ardhmen, në fushat me interes për Komunën dhe qytetarët e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Reka Nesër në Durrës do të shtrohet darka…