Ramiz Sadiku angazhon Sermaxhajn

12 janar 2022 | 16:46

Trajneri i mirënjohur Sami Sermaxhaj i është bashkuar klubit kryeqytetas, Ramiz Sadikut.

Sermaxhaj është emëruar këshilltar profesional me qëllimin për ta ndihmuar klubin për ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj. Kështu ka bërë me dije faqja zyrtare e klubit prishtinas përmes një njoftimi.

“Pjesë e KF Ramiz Sadiku edhe trajneri i mirënjohur Sami Sermaxhaj, si këshilltar profesional, i cili do ta ndihmojë klubin për ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ramiz Sadikut.

Sermaxhaj kohë më parë drejtoi disa nga skuadrat elitare të futbollit në Kosovës, kurse për herë të fundit ishte pjesë e skuadrës së Drenicës së Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi…