Ramiz Sadiku deklason Rahovecin, siguron qëndrimin në Ligën e Parë

03 qershor 2019 | 18:49

“Ramiz Sadiku” i Agron Mecinajt ka arritur të fitoj bindshëm në barazh ndaj Rahovecit dha ta sigurojë qëndrimin në elitë.

Skuadra kryeqytetase ka shënuar fitore të thellë 4-0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Ramiz Sadikut 1-0 pasi shënoi në minutën e 44 Fillim Guraziu.

Në pjesën e dytë kryeqytetasit shënuan edhe tre gola të tjerë.

Fillim Guraziu shënoi edhe njëherë ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Ardit Gashi.

Kësisoj Ramiz Sadiku e siguron Ligën e Parë edhe për një edicion. Në Ligën e Parë është kthyer edhe ekipi i Dardanës që të dielën ka mposhtur Bashkimin e Koretinit në ndeshjen e barazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i njofton se ka mobilizuar mbi 200 punëtorë për të…