Ramosaj: Do t ’i furnizojmë qytetarët me ujë të pijes

13 korrik 2021 | 16:56

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë të ujit të pijshëm do t’i dal në ndihmë.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se këtë do ta bëj në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe komuna të tjera.

“Jemi duke u munduar që këta qytetarë të furnizohen me ujë të pijes në çfarëdo rrethane. Më vjen mirë sepse çdo kryetar komune dhe të gjitha institucione po ashtu edhe Forcat e Sigurisë janë shprehur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ujë të pijes”, ka thënë Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carmen Boullosa bisedë me Roberto Bolañon Carmen Boullosa: Në Amerikën…