Ramosaj e quan të ‘çmendur’ Sava Janjiqin, thotë se rruga afër manastirit do të vazhdojë

15 gusht 2020 | 14:22

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka quajtur të çmendur Sava Janjiqin, kryemurgun e Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Ramosaj ka shkruar se atë nuk do ta ndalë askush që të vazhdojë me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, rrugë kjo që kalon në afërsi të Manastirit, e që janë duke e kundërshtuar përfaqësues të manastirit.

Postimi i plotë i Ramosajt:

Kur i “çmenduri” udhëheqë Manastirin e Deçanit, çmenduritë sa vijnë e shtohen për komunën tonë.

E sidomos kur të çmendurit i dëgjohen dëshirat rezultatet janë më tepër se shoveniste.

Kam arsyetuar e argumentuar shumë, që objektivat tona janë krejtësisht paqësore.

Ndërtimi i Rrugës R-108, e cila kalon në zonën e veçantë të mbrojtur, në thelb e ka vetëm konceptin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqënien e qytetarëve, vetëm kaq!

Me pasurinë që zoti ia fali kësaj komune duam t’i rrisim fëmijët tanë me një standard më të lartë ekonomik.

Në këtë përpjekje nuk do të ndalem, derisa të jem në punë si kryetar i komunës.

BR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta (15 gusht 2012) të…