Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

23 gusht 2021 | 16:01

Njëri prej lojtarëve kryesorë në Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, Bujar Ramosaj do ta vazhdojë karrierën në Zvicër.

Ramosaj ka arritur marrëveshje me skuadrën Kreuzlingen, që aktualisht po qëndron në Pejë në fazë përgatitore. Kreuzlingeni garon në Ligën B të Zvicrës, ndërsa ka synime që edicionin e ardhshëm ta sigurojë kalimin në elitë. Te kjo skuadër Ramosaj bashkohet me kapitenin e Kosovës Valon Dedaj, si dhe me Haris Berishën e Drenit Tahirukaj.

Kjo katërshe e rëndësishme e Kosovës tani do të jetë së bashku edhe në klub. Ramosaj aktualisht është prej liderëve të “dardanëve”, sidomos në mbrojtje. Ramosaj në gjashtë vitet e fundit ka luajtur për skuadrën pejane, Besa Famgas, ku është rritur shumë si hendbollist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa prej mijëra përkthyes afganë dhe stafi tjetër që punoi…