Ramosi i zhgënjyer që mbeti jashtë Botërorit: Fatkeqësisht duhet ta shikoj nga shtëpia

14 nëntor 2022 | 12:51

Sergio Ramos e mbajti të paprekur deri në momentin e fundit iluzionin e të qenit në “Katar 2022”. Megjithatë, Luis Enrique nuk e përfshiu në listën finale, duke qëndruar besnik ndaj ideve të tij. Qendërmbrojtësi, ende në procesin e tretjes së këtij lajmi, e ka rrëfyer zhgënjimin e tij në rrjetet sociale.

“Kupa e Botës? Sigurisht që ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që duhej të realizoja. Do të ishte e pesta, por fatkeqësisht do të më duhet ta shikoj nga shtëpia ime”, ka shkruar Ramosi në “Instagram”. Pas një viti të parë fatal te PSG-ja, i prekur nga lëndimet e shumta, ai tashmë është një nga titullarët e padiskutueshëm për Christophe Galtier, në boshtin e mbrojtjes parisiene.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, por punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar. Unë përsëri u udhëhoqa nga qëllimet dhe iluzionet që njeriu i vendos gjithmonë vetes. Për fat të mirë mund të them se ndihem sërish vetvetja, e shijoj futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi. Është e vështirë, por çdo ditë dielli del përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti im, as pasioni im, as këmbëngulja ime, as mundi dhe përkushtimi im 24 orësh, duke menduar për futbollin. Kjo është ndjesia ime dhe doja ta ndaja me ju. Faleminderit të gjithëve për dashurinë, kam shumë sfida dhe synime për të realizuar. Ju uroj më të mirat, forca Spanja!”, ka deklaruar Ramos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë arrestuar aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci.…