Ramosi kundër rikthimit të Mourinhos në Real

24 shtator 2019 | 14:05

Jose Mourinho po lidhet me një rikthim te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk po tregon suksese në këtë fillim sezoni. Mirëpo kapiteni Sergio Ramos është kundër rikthimit Mourinhos në “Santiago Bernabeu”.

“Çdo gjë që lidhet me Real Madridin e mbushë gazetën dhe mendoj se nuk duhet të thuhen gjëra që nuk qëndrojnë. Ne jemi të lumtur me punën e trajnerit dhe duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme për ta rritur edhe më shumë motivin për të fituar trofe në këtë sezon”, ka thënë Ramos.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK, u realizuan dy…