Ramosi, pas debutimit me PSG-në: Është një ndjenjë e veçantë, jam shumë i lumtur

28 nëntor 2021 | 21:39

Sergio Ramos ka debutuar me fitore ditën e sotme me PSG, ku skuadra e Mauricio Pochettinos arriti të mposhte ST Etienne me shifrat 3-1.

Sergio Ramos është transferuar në Paris gjatë merkatos së verës, por për shkak të lëndimeve nuk ka mundur dot të vishte një fanellë titullari.

Pas fitores në debutimin e tij ish-mbrojtësi i Real Madrid është shprehur shumë i lumtur she shpresoj që të ndihmojë skuadrën me paraqitjen e tij.

“Është një ndjenjë e veçantë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Është një ditë shumë e veçantë për mua pasi kalova kaq shumë kohë pa luajtur. Është e rëndësishme për mua që kam ndihmuar ekipin, të jem këtu me grupin dhe të kem luajtur 90 minuta”, tha fillimisht Sergio Ramos.

“Bëmë paraqitje të mirë, fituam 3 pikët dhe po largohemi me fitore. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ndihem mirë në fushë me shokët e skuadrës. Gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje të parë, me kalimin e kohës do të njihemi edhe më mirë dhe kjo do të na japë akoma më shumë forcë në fushë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar fitore të madhe, duke e mundur Danimarkën…