Ramosi, Perezit: Më jep letrat, dua të iki

28 maj 2019 | 11:46

Sergio Ramosi e ka ndarë mendjen. Kapiteni ka vendosur të largohet nga Reali dhe të provojë një aventurë të re.

33-vjeçari dëshiron të ndërrojë kontinent dhe të transferohet në Kinë. Një ofertë e parefuzueshme i ka ardhur nga futbolli aziatik dhe qendërmbrojtësi nuk ka ndërmend ta humbasë këtë rast. Sipas raportimeve të programit “Jugones”, Ramos është treguar i drejtpërdrejtë me presidentin e Realit. Ai ka marrë pjesë në një takim me Florentino Perezin, aty ku nuk mungonte edhe vëllai i tij, i cili është agjenti i Sergios, dhe avokati.

“Më jep letrat”, i është drejtuar lideri i ekipit kreut të klubit, ndërsa ky i fundit ka mbetur i befasuar nga kjo kërkesë. “Nuk mund të largohesh. Reali nuk mund ta humbasë kapitenin”, është përgjigjur Perezi. Raporti mes të dyve është krisur në mars, pasi Reali u eliminua nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve. Perezi shpërtheu në dhomat e zhveshjes. Kritikat pafund për lojtarët u shoqëruan me ngritje zëri dhe ofendime, ndërsa lojtari andaluzian i doli në mbrojtje ekipit dhe shokëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i U21-shave, Rafet Prekazi, nuk ka treguar se cilin…