Raportimet se do të kalojë në VV, Muharremaj: Në AAK do të jem deri në frymën e fundit

23 shtator 2023 | 09:47

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të mbetet deri në frymën e fundit.

“Unë i respektoj të gjitha partitë politike, është sistem demokratik, mund të flasin çka të duan. Unë jam me një familje të madhe edhe familjen që kanë Muharremaj me 7 vëllezër, por edhe familjen AAK që është një parti shtet-formuese. Jam në AAK, kam qenë dhe do të vazhdojë të jem deri në frymën e fundit për arsye se e dua dhe është mirë që çdo parti të ketë njerëz konkret dhe praktik për të çuar këtë vend përpara”, është shprehur Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30 kandidatë shqiptarë, nga pothuajse secila parti politike, do të…