Raporton në polici pasi deponoi 500 euro të falsifikuara

17 tetor 2019 | 11:47

Një person ka raportuar në polici për një rast të falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar në polici se në një bankomat të një banke kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro por nga aparati nuk e ka marrë konfirmimin për deponim. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se me datën 08.10.2019 në një bankomat të një banke kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro por nga aparati nuk e ka marrë konfirmimin për deponim. Për këtë problem me datën 15.10.2019 nga stafi i bankës ankuesi ishte informuar se kartëmonedhën të cilën ai e ka deponuar në bankomat dyshohet se është e falsifikuar e cila monedhë është konfiskuar nga njësiti policor për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kisha e Kockave” në qytetin Kutna Hora të Çekisë është…