Rashfordi shihet si zëvendësues i Mbappes

18 shkurt 2024 | 12:40

Paris Saint-Germain ka përfshirë Marcus Rashford në një listë të ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm për Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez javën e kaluar informoi kampionët francezë për vendimin e tij për t’u larguar këtë verë.

Rashford, 26 vjeç, ka qenë prej kohësh i admiruar nga këshilltari i futbollit i PSG-së, Luis Campos, i cili është ngarkuar të shpenzojë 200 milionë euro në vit për të ndërtuar një ekip kompetitiv.

Marcus Rashford nuk po arrin ta gjejë veten te Manchester United dhe lehtësisht mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain do ta humb ndoshta lojtarin më të mirë ndonjëherë në verë dhe atë falas dhe do të mendojë seriozisht për forcimin e ekipit për të arritur një objektiv të kamotshëm, triumfin në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndaj vendit të…