Rashica: Dua të bëhem njëri prej legjendave të Galatasarayt

21 mars 2023 | 13:24

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica është i huazuar te Galatasaray nga Norëich City, por futbollisti “dardan” nuk po mendon të rikthehet në Angli.

Ish-lojtari i Vushtrrisë po shpreson që klubi nga Stambolli ta blejë kartonin e tij, shkruan mediumi turk “fotomac”. Madje, Rashica e sheh veten duke luajtur në Turqi edhe për një kohë të gjatë dhe të lërë gjurmë në klubin “verdhekuq”.

“Dua të qëndroj në Galatasaray për disa vite dhe të bëhem njëri prej legjendave të klubit”, ka thënë Rashica, i cili shënoi në ndeshje me Konyan. Rashica është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Galatasaray dhe është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, pas një fillimi të vështirë të cilin e pati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i saj Valoni,…