Rashica: Duam të fitojmë çdo ndeshje

31 mars 2019 | 20:41

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Milot Rashica, ka vazhduar formën fantastike në Gjermani dhe shpreson të vazhdojnë të fitojnë për ta arritur objektivin, që është pjesëmarrja në Evropa Ligë në sezonin 2019/20.

Rashica e ndihmoi me një gol dhe një asistim Werder Bremenin për të arritur fitore 3-1 ndaj Mainzit.

“Ishte e rëndësishme ta shënonim golin e parë herët. Pas kësaj, ne kishim gjithçka nën kontroll. Mendoj se në fillim të pjesës së dytë nuk ishim agresivë aq sa duhet, por u kthyem dhe bëmë diferencën me golin e tretë. Duam të fitojmë çdo ndeshje, më pas do të shohim se ku do të renditemi. Çdo pikë vlen diçka sepse po bëhet luftë e madhe”, ka deklaruar Rashica, duke shtuar: “Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse do të luajmë në Schalke dhe kupa është gjithmonë ndryshe me Ligën. Por, pa marrë parasysh çfarë, ne duam të shkojmë para”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarre të shumta këto ditë kanë kapluar mbarë Kosovën, pasi…