Rashica: Keqardhje që nuk arritëm fitoren në derbi

04 mars 2024 | 10:29

Beshiktashi zhvilloi një paraqitje spektakolare në derbin e madh të Stambollit, ndaj rivalëve historik, Galatasarayt, por rezultati nuk ishte pasqyrë e lojës, me vendasit, që u mundën me rezultatin 0-1.

Futbollisti shqiptar, Milot Rashica pas ndeshjes u duke shumë i trishtuar për humbjen ndaj Galatasarayt e më të tej u shpreh se ai dhe shokët e skuadrës ndihen keq për faktin që dolën pa pikë nga sfida me kryesuesit e kampionatit.

“Jam vërtet i trishtuar. Në përgjithësi, mund të them se luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit. Qarkulluam topin, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shënonim gol. Na mungoi finalizimi, teksa pësuam një gol të shpifur. Fatkeqësisht shënuam autogol. Jam i trishtuar që nuk arritëm të fitonim derbin”, ka thënë Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e mjekëve në Gjermani mbetet e lartë. Një zgjidhje…