Rashica krenohet me golin e parë për Bremenin

13 mars 2018 | 13:15

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ndihet krenar për golin e tij të parë në fanellën e Werder Bremen.

Ish-lojtari i Vushtrrisë e shënoi golin e dytë në fitoren e Bremenit ndaj Kolnit me rezultat 3-1.
“Çfarë ndeshje!! Ende i eksituar. Stadium madhështor, atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na përkrahën deri në minutën e fundit. Krenar që e shënova golin e parë për këtë ekip madhështor dhe të parin në ‘Weser-Stadium’”. Faleminderit djem!”, ka shkruar Rashica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho e ka cilësuar Frank De Boerin si trajnerin…