Rashica refuzon Liverpoolin dhe Milanin për Leipzigun  

16 korrik 2020 | 14:35

Menaxheri i futbollistit të njohur të Kosovës, Milot Rashica dhe ish-futbollisti i shquar i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala pranoi se RB Leipzig i përshtatet më së miri stilit të lojës së 24-vjeçarit.

Për “Deuchstube”, Lala shtoi se RB Leipzig është një klub i aftë t’i bëjë lojtarët më të zotë. Sipas “Sport Bild”, Rashica ka refuzuar Milanin dhe Liverpoolin dhe dëshiron të luajë për skuadrën e njohur gjermane.

“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojës i përshtaten shumë mirë Milotit. Përveç kësaj, ata janë një klub që i përmirësojnë futbollistët”, u shpreh Lala. Werder Bremeni pranon ta shesë mesfushorin me tipare sulmuese për jo më pak se 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Francës, Jean Castez, ka deklaruar se nga java…