Rashica, vendimtar në fitoren e Bremenit

08 mars 2019 | 22:28

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica ka qenë vendimtar sonte në fitoren e Werder Bremen ndaj Schalkes (4-2).

Mesfushori nga Vushtrria ka shënuar dy gola për Bremen, kurse nga një gol shtuan Max Kruse nga penalltia dhe Martin Harnik. Për mysafirët dy golat i realizoi Breel Embolo.

Pas kësaj xhiro Bremeni i Rashicës renditet në pozitën e tetë me 36 pikë, kurse Schalke katërmbëdhjetë me 23 pikë.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Gashi, kryesues i Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina”…