Rashiti: Qasja e qeverisë ndaj Covid-19 duhet të evoluoj

11 maj 2020 | 14:57

Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, e ka kritikuar qasjen e qeverisë  ndaj Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar qasja e qeverisë ndaj pandemisë  duhet të evoluoj tani.

Rashti ka vlerësuar se krahas hapjes, qeveria duhet të bëj rritje të mëdha të testimeve.

Statusi i plotë i Rashitit:

Qasja e qeverisë ndaj COVID-19, duhet të evoluoj tani. Po bëhen shumë pak teste dhe nuk po bëhen hulumtime e gjurmime të mjaftueshme të rasteve të mundshme.

Sa nuk është bërë vonë, qeveria duhet të lansoj fushatë masive të testimeve, duke filluar nga të gjitha institucionet shëndetësore publike e private, autorizoj edhe qendra lokale për teste dhe grumbulloj sa më shumë të dhëna.

Krahas hapjes duhen rritje të mëdha të testimeve. Hapja ka filluar por qeveria dhe institucionet përgjegjëse po mbyllen më shumë.

Hapja duhet të ndodh më 1 qershor, deri atëherë do të duhet të ishin kryer dhjetëra-mijëra teste, te izolohen, monitorohen rastet, familjet e kontaktet, por edhe të ndihmohen ata.

Nëse qasja e qeverisë pasojat do të jenë edhe në shendetin publik jo vetëm ekonomi…

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka një padi, që…