Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për fitoren e UÇK-së, dhanë edhe jetën e tyre

30 maj 2020 | 11:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies, i ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Haradinaj ka shkruar se të ndjerit kanë dhënë kontribut të çmuar në UÇK, përcjell ‘Epoka e re’.

“Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi. Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për atdheun e tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv nga Presidenti Donald Trump, që kërkon…