Rast i mirë për ta takuar Majlinda Kelmendin, kampionia nesër viziton Mitrovicën

06 qershor 2023 | 21:38

Në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, organizojmë ngjarje speciale me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës.

Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, “Trepça”, Majlinda Kelmendi do të prezantojë nesër disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjtë për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

Organizimi fillon nga ora 14:00 dhe mbahet në Sallën e sporteve, “Minatori”, Mitrovicë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…