Rast i rëndë për familjen Gjeli, humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua në Drenas

09 shkurt 2023 | 00:25

Sonte është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij  kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për një konfirmim zyrtar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar…