Rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria e Gjakovës

04 shtator 2018 | 11:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë vetëm gjatë muajit gusht 2018 ka pranuar 12 (dymbëdhjetë) raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3  të KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast  pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’u  ngritët aktakuza.

Prokuroria Themelore në Gjakovës ka njoftuar opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicole Scherzinger ka qenë duke i shijuar pushimet kohët e…