Rastet e fundit me Covid janë nga këto komuna

15 shtator 2020 | 15:13

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me Covid.

Komuna e Prishtinës sërish prinë me numrin më të madhe të rastve me Covid-19, brenda 24 orëve prin me 20 raste të reja.

Rastet pozitive gjatë 24 orëve janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet turke dhe ndërkombëtare të avokatëve janë shprehur të shqetësuara…