Rastet e fundit të të vdekurve nga Covidi janë nga këto komuna

07 mars 2021 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur nëntë pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë dy raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë dy raste (84, 73 vjeç), Prishtinë dy raste (67, 70 vjeç), Ferizaj një rast (72 vjeç), Istog një rast (69 vjeç), Viti një rast (58 vjeç).

Deri më sot janë 1 649 raste të vdekjes si pasojë e Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami…