Rastet e helmimit, zëvendësministrja Gexha shkon për vizitë në Kaçanik

08 korrik 2022 | 14:13

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar për vizitë në Kaçanik.

Kjo vizitë vjen pas dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik.

Gexha në këtë vizitë po shoqërohet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ka thënë se po u ofrojnë mbështetje qytetarëve dhe institucioneve në Kaçanik.

“Në Kaçanik, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve. Në QKMF, duke diskutuar me përfaqësuesit institucionalë lidhur me situatën aktuale epidemiologjike në komunë”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar Rezoluta për çështjen e…