Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto komuna

10 korrik 2020 | 23:44

Sot kanë rezultuar 205 raste pozitive nga 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin me të madh të rasteve të reja, pasi sot kanë rezultuar 87 raste pozitive. Numër të madh është shënuar edhe në qytetin e Ferizajt ku 25 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…