Rasti i 53 milionëve, ndërpritet seanca ndaj Pal Lekajt

20 prill 11:17

Për shkak se Pal Lekaj ka deklaruar se nuk është pajisur me aktakuzë, është ndërprerë seanca e fillestare në rastin e 53 milionë eurove, derisa i njëjti të pajiset me një kopje të aktakuzës.

Në këtë rast, Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, si dhe Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen nga PSRK-ja se me rastin e zbatimit të projektit “Autostrada Prishtinë- Han i Elezit R6”, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, me ç’rast buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës së të mërkurës, Lekaj ka thënë se nuk është pajisur me aktakuzë, andaj propozoi që të shtyhet seanca për maksimumi dhjetë ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, i ka mahnitur miliona…