Rasti Kumanova, njëri prej të dënuarve e dërgon rastin në Gjykatën e Strasburgut

23 gusht 2022 | 15:34

Fatmir Reqica i dënuar me 40 vjet burgim në rastin Kumanova, ka njoftuar se rasti i tij do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Në llogarinë e vet në “Facebook” ai ka shkruar se atje do të zbardhet e vërteta ndaj tij.

Postimi i plotë i Reqicës:

LAJM I MIRË

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar,

Më lejoni të ju njoftoj se sot me njoftojë avokatin im, Ibraim Bajrami se lënda ime që i është drejtuar Gjykatës të Strasburgut që nga data e vendimit me datën 02.07.2022 në cilësinë burgosurit politik dhe luftëtarit të UÇK-së.

Atje do të dëshmohet e vërteta ime njashtu për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, keqtrajtimet e mija, torturat dhe shumë të pathëna në publik vetëm se krenaria e mund dhimbjen duke mos i harruar për as një sekondë heronjtë e Kumanovës dhe shokët e mbijetuar të tradhtisë me 09.05.2015 që tashmë ndodhemi nëpër burgjet e Maqedonisë, do të dëshmohet se kryengritja e armatosur ishte lufta çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që te gjitha ato që ndodhen në lagjen e “Trimave” në Kumanovë terrorin e bëri shteti maqedonas që shkatërroi 120 shtëpi dhe 78 ishin më të pa banuara në pragun e shtëpive popullit tonë.

Dhe pikërisht në ditën e Evropës me 09.05.2015, ballin lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenar me UÇK-në tonë.

Rroftë kjo ushtri çlirimtare që jehonë i dha populli ynë i shumë vuajtur, grupi i Kumanovës nuk do të harrohet asnjëherë aty ku flitet shqip. Me respekt, i juaji i burgosuri nga burgu  i Iidrizovës, luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime për edicionin e…