Ratifikohen tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare, dështon ajo për skemën sociale

11 maj 2022 | 13:20

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite.

Marrëveshja e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë nuk është ratifikuar pasi ka marrë vetëm 63 vota, ndërsa 24 deputetë ishin dhe kundër.

Tri marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë ratifikuar janë:  Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,  marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, dhe marrëveshja e kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miami mposhti me rezultat 120-85 Philadelphian në gjysmëfinalen e pestë…