Miami dhe Phoenixi fitore bindëse, një ndeshje larg finaleve

11 maj 2022 | 13:18

Miami mposhti me rezultat 120-85 Philadelphian në gjysmëfinalen e pestë “play-off” në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve mes tyre.

Ndeshje pa histori, komanduar e fituar me meritë nga skuadra e Miami, ku u dallua Butler me 23 pikë. Për Miami, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Philadelphia mungoi lojtari lider.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix Suns mposhti pa probleme me rezultat 110-85 Dallasin. Skuadra vendase, që udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve. Booker me 20 pikë e Ayton me 20 bënë diferencën në parket për Suns, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e 11 rebound të Luka Donqiq për Maverics.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

Miami – Philadelphia     120-85 (3-2)
Boston – Milwaukee       (2-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Phoenix – Dallas            110-85 (3-2)
Memphis – Golden State          (1-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Izrael, ka…