Gërvalla: Jemi të lumtur që në marrëveshjen e Uashingtonit u njoh pavarësia e Kosovës nga Izraeli

11 maj 2022 | 13:17

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Izrael, ka dhënë një intervistë për televizionin “i24news”, ku ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Gërvalla ka thënë se janë të lumtur që ShBA ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli por që tani e tutje s’ka nevojë për mbikëqyrje nga Uashingtoni në marrëdhëniet me Izraelin.

“Ne jemi të lumtur që ShBA-ja ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli por mendoj se neve nuk na nevojitet më shumë Uashingtoni në marrëdhëniet që kemi me Izraelin sepse ne mund të bëjmë më të mirën pa nevojën që Uashingtoni të na mbikëqyrë çfarë po bëjmë ne por në të njëjtën kohë në Washington janë të lumtur me atë që kemi arritur dhe do të jenë edhe më të lumtur kur t’i shohin rezultatet konkrete të asaj që është arritur në shtator 2020”, ka thënë ajo.

Më tutje, Gërvalla është shprehur se i kanë qëndruar premtimit të qeverisë Hoti se Ambasada e Kosovës do të vendoset në Jerusalem.

“Ne marrim vet vendimet se ku hapim ambasadën tonë dhe ka qenë premtim dhe angazhim i qeverisë së kaluar në Uashington që ne do ta hapim ambasadën tonë në Jerusalem dhe ne i kemi qëndruar premtimit tonë, edhe të tjerët kanë premtuar njëjtë por nuk po i shoh këtu përreth kështu që ne mbajmë premtimet tona sepse jemi partnerë të besueshëm ndërkombëtarisht”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një mosmarrëveshje…