Reagim ndaj Hakuran Muratit lidhur me veteranët

30 qershor 2022 | 12:49

Nga: Ajvaz Berisha

Këto ditë është debatuar shumë lidhur me numrin e veteranëve, me të cilën shifër s’jam pajtuar asnjëherë. Të gjithë ata komandantë që pajtohen me këtë shifër aq të stërmadhuar janë demagogë dhe hipokritë.

Numri i veteranëve nuk e kalon shifrën 17.000 afërsisht.

Ajo që me shtyri të shkruaj është deklarata e këtij ministri naiv, injorant dhe të paditur.
Merre me mend çka thotë: “Ma mirë ti kishim paguar 20 000 mercenarë dhe do e kishim çliruar vendin”. Sa qesharake dhe shumë naive. Ky mjeran nuk e kupton që për të ardhur deri të çlirimi nga Serbia është dashur një shekull përpjekje e këtij populli, ose të them ndryshe e pjesës ma të mirë të këtij populli.

Njëqind vite përpjekje, burgosje, torturime, rrahje brutale, dhunime të gjeneratave të ndryshme e të individëve siç është mësuesi Fazli Grajçevci, baca Adem 28 vite burgim të rëndë e shumë të tjerë.
Kaq të thjeshtë e sheh çlirimin ky ministër fëmijë i keq e naiv. Sikur të ishte kaq i thjeshtë çlirimi i një vendi me 20 000 mercenarë shumë popuj të okupuar do ishin çliruar.

Sikur të ndodhte një deklaratë e tillë nga një ministër në Kroaci ose ndonjë vend ku është luftuar do kishte protesta deri në dorëheqjen e tij. Ky njeri me këtë deklaratë ka lëvizur edhe eshtrat e dëshmorëve në varr.

Turpi e mbuloftë, por lë ta di se luftëtaret e vërtetë, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nuk do e harrojnë kurrë një deklaratë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është lajmëruar nga Samiti i…