Rama i ndreq punët me bullgarët, paralajmëron një lajm të mirë

30 qershor 2022 | 12:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është lajmëruar nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës për të dytën ditë më radhë, prej ku ka paralajmëruar një lajm të mirë.

Rama ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, ka qenë përshkrimi i Ramës në fotografi.

Fotoja e Ramës me presidentin bullgar vjen disa ditë pasi Rama ka thënë fjalë të rënda për Bullgarinë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Rama ka thënë se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim.

Po ashtu, ai ka thënë se vendet tjera të BE-së nuk po bëjnë asgjë tjetër përveçse po vështrojnë.

“Unë ua kam thënë dhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por edhe nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, kishte deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot Kornizën Afatmesme Buxhetore…