Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë

30 qershor 2022 | 12:44

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot Kornizën Afatmesme Buxhetore pa opozitën, e cila e braktisi dje seancën në shenjë mospajtimi me pozitën rreth obligimeve të trashëguara dhe nuk u kthye as sot për të marrë pjesë në vazhdimin e saj.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit i rikujtoi këshilltarët komunalë se diskutimet për KAB 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024-2025 janë kryer dje dhe sot duhet të bëhet vetëm miratimi i saj, meqë dje seanca u desh të ndërpritej për shkak të mungesës së kuorumit.

Me 18 vota dhe asnjë kundër, KAB-i u miratua nga Kuvendi Komunal.

Kuvendi miratoi sot edhe planit e veprimit për transparencë 2022-2026, të cilin e prezantoi drejtoresha e Administratës, Doruntina Hasani, kryesuese e grupit punues, e cila tha se plani ka për qëllim ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies si elemente kyçe të qeverisjes së mirë.

Përmes këtij plani është bërë një strukturim i obligimeve të organeve komunale në raport me qytetarët, për të qenë sa më transparent dhe sa më llogaridhënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti Arbër Kullashi i ka dhënë fund eksperiencës në Lojërat…