Reagim: PLK-ja distancohet nga ish-kryetari i shkarkuar Skender Gashi

18 shtator 2019 | 22:10

“Skender Gashi nuk përfaqëson Partinë Liberale të Kosovës dhe ai ishte shkarkuar njëzëri nga kryesia e PLK-së”, ky është reagimi i Rexhep Isufit, i cili thotë se është kryetar i PLK-së.

Reagimi i tij ka ardhur pas komunikatës së lëshuar nga LDK-ja se kanë arritur marrëveshje me PLK-në me kryetar Skender Gashin.

“PLK-ja mbetet bindshëm dhe e paluhatur në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit”, është thënë në reagimin e kryetarit të PLK-së Rexhep Isufi.

Reagim i PLK-së:

PLK distancohet nga ish-kryetari i shkarkuar dhe i dështuar Skender Gashi

Skender Gashi nuk përfaqëson Partinë Liberale të Kosovës dhe ai ishte shkarkuar njëzëri nga kryesia e PLK-së. Ai me gënjeshtrat dhe intrigat e tij, tashme të njohura, rrejshëm prezentohet si kryetar i PLK-së madje shkon aq larg sa edhe gjoja lidh koalicion me LDK-në pa pëlqimin e askujt, duke u thirrur në dy a tre emra të cilët kurrë nuk kanë qenë anëtarë të PLK-së.

Mbetemi të hutuar se si LDK-ja e cila trumbeton se nuk do të bashkëpunojë me  njerëz të cilët kanë aktakuza dhe veprime korruptive, dhe e bënë një gjë të tillë me të ashtuquajturin kryetar Skender Gashi.

Për këtë PLK do të kërkojë shpjegime pranë KQZ-së dhe organeve gjegjëse të drejtësisë.

PLK mbetet bindshem dhe e paluhatur në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, si subjekt lider në Kosovë dhe bartëse kryesore e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës!

Kryesia e PLK-së!

Rexhep Isufi Kryetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Kongresin e shtatë të Bashkimit…