
Reagimi i Osmanit në lidhje me rastin në Gjilan: Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente
18 shkurt
21:02
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është prekur thellë nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në Gjilan.
Ajo ka thënë se organet kryesore duhet të merren urgjentisht me rastin si ky që ka ndodhur në Gjilan.
“Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, ka reaguar Osmani në Faqen zyrtare të saj.
Postimi i plotë i Osmanit:
Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky. /Epoka e re/